Vllaznia do te ndeshet me 11 dhe 18 korrik ndaj ekipit islandez Valur i cili ne fakt ndodhet ne kampionat teksa ka luajtur deri tani 11 ndeshje dhe ka arritur te grumbulloje 22 pike dhe renditet ne vendin e trete te tabeles se klasifikimit. Po kush eshte Valur? Ne pamje te pare, nga ajo çfare konstojme eshte se kemi te bejme me nje skuader me moshe mesatare te madhe, gati 32 vjeç.Mjafton t’i referohemi ndeshjes se fundit ndaj Vikingur (u mbyll ne barazim 2-2) per ta konstatuar kete gje.
Portier i skuadres eshte Frederik Schram 29 vjeç, mbrojtes i djathte Birkir Már Sævarsson i cili eshte njekohesisht futbollist me moshen me te madhe tek ky ekip, plot 39 vjeç. Mbrojtes i majte ka luajtur se fundi Kristinn Freyr Sigurðsson 32 vjeç, ndersa mbrojtesat e qendres jane Hólmar Örn Eyjólfsson 33 vjeç dhe Orri Sigurður Ómarsson 29 vjeç.
Ne mesfushe ne ndeshjen e fundit ndaj ekipit kryesues te kampionatit, kane luajtur perpara mbrojtjes Aron Jóhansson 33 vjeç dhe Kristinn Freyr Sigurðsson 32 vjeç. Perpara kesaj dysheje luajne tre lojtare te tjere (Valur preferon skemen 4-2-3-1) dhe pikerisht Tryggvi Hrafn Haraldsson 27 vjeç, Gylfi Sigurðsson 34 vjeç dhe Jónatan Ingi Jónsson 25 vjeç.
Sulmuesi i vetem i deklaruar i ekipit, njekohesisht golashenuesi me i mire i tij eshte Patrick Pedersen 32 vjeç. Ai ka shenuar 8 gola ne 11 jave kampionat, ndersa pas tij i dyti eshte Gylfi Sigurðsson me 5 gola, ndersa Jónatan Ingi Jónsson dhe Tryggvi Hrafn Haraldsson kane shenuar nga 4 gola secili.
Mosha mesatare e ekipit ne ndeshjen e para tre diteve ka qene 31.9 vjeç. Menaxheri i ekipit eshte 52 vjeçari Arnar Gretarsson. Megjithate do te jene 180 minutat e dy perballjeve ndaj Vllaznise qe do te vendosin me shume ne lidhje me fatet e kualifikimit per ne turin e dyte ku do te perballen me ekipin skoces St Mirren./www.shkodrasport.com/