Botërori është pak ditë larg dhe janë të shumtë yjet që do të marrin pjesë në të, por për një pjesë të mirë të tyre kjo do të jetë eksperienca e parë në një Kupë të Botës.

Nga Harry Kane te Mohamed Salah, nga Kimmich te Ter Stegen, duke kaluar nga një mesfushë shumë e talentuar, ky është ekipi i 23 lojtarëve që do të debutojnë në Botëror.

Janë më të shtrenjtët e evenimentit që do të zhvillohet në Rusi: një ekip yjesh, mes titullarëve dhe lojtarëve të stolit, që ka një vlerë mbi 1.6 mld euro.

Stoli: Ter Stegen (60 mln); Stones (50 mln), Koulibaly (50 mln); Milinkovic-Savic (75 mln), Coutinho (100 mln), Kante (60 mln), Saul (70 mln); Roberto Firmino (80 mln), Dybala (100 mln), Marco Asensio (75 mln), Gabriel Jesus (80 mln), Dembélé (80 mln)