Iago Aspas me golin e tij që i dha fitoren Spanjës kundër Tunizisë ditën e shtunë, e vendosi Spanjën në rrugën e tyre drejt Botërorit, si ekipin e vetëm pa asnjë humbje që prej zhgënjimit në Euro 2016.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui ka qenë e pamposhtur që nga fundi i Kampionatit Evropian, në 20 ndeshje të njëpasnjëshme ku ai e udhëhoqi La Rojën përmes një periudhe tranzicioni.

Ish-trajneri i Porto-s ka arritur rezultate pothuajse të përsosura, gjatë 20 ndeshjeve të tij ai ende nuk e ka shijuar humbjen, ndërsa ekipi ka shënuar në secilën ndeshje të luajtur nën drejtimin e tij.

Rasti i fundit në të cilën skuadra e Spanjës nuk ka shënuar ka qënë ndeshja miqësore kundër Rumanisë e luajtur ne Cluj në Mars 2016.

Ndërsa ndeshja e fundit zyrtare ku lojtarët e La Roja-s nuk shënuan dot, ishte humbja kundër Italisë në Paris me rezultatin 2-0 gjatë kompeticionit Euro 2016.

Megjithatë, ata kanë fituar 14 ndeshje dhe kanë marrë gjashtë barazime që prej atij momenti. Një rekord te tillë nuk kanë mundur t’a arrijnë as kampionët në fuqi te kupës së botës, Gjermania që humbwn në miqësoren e marsit përballë Brazilit.

Ndeshja e së premtes kundër Portugalisë në Sochi do të shënojë fillimin e Botërorit Rusi 2018 për ekipin spanjoll, me Lopetegui që do të marrë përgjegjësite në krye të skuadrës për të cilën shpreson të vazhdojë këtë formë të mirë.

Trajneri spanjoll ka dhënë një intervistë për gazetën El País përsa i përket Botërorit. “Ne ishim duke kërkuar një evolucion, jo një revolucion, veçanërisht për shkak se kemi një ekip me njw formë shumë të mirë.

Në futboll, kur fiton, jo gjithçka është mirë dhe kur nuk fiton, jo çdo gjë është gabim. Filozofia që La Roja duhet të ndjekë është se jemi një ekip që përpiqet të ketë gjithmone topin, por jo çdo herë e marrim atë dhe duhet të dimë se si të jetojmë me ato momente.

Duhet të veprojmë si ekip. Kur arrijmë të marrim topin, synimi kryesor është të penalizojmë rivalët dhe kur nuk e humbasim, ne përpiqemi të rimëkëmbemi sa më shpejt që të jetë e mundur”. /EDS/