Kampionët në fuqi të Kupës së Gjermanisë Eintracht Frankfurt kanë pësuar një humbje shokuese 2-1 ndaj ekipit të kategorisë së katërt Ulm në raundin e parë të kompeticionit.

Golat e Steffen Kienle dhe Vitaliij Lux kanë siguruar fitoren historike të UIm.

Është hera e parë që kanë humbur në raundin e parë që kur Kaiserslautern kanë rënë ndaj Greuther Furth më 1996.

Bayern Munich kishte nevojë për një gol në minutat e fundit për të mposhtur ekipin e kategorisë së katërt Drochtersen/Assel.

Robert Lewandowski ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 81’ përpara stadiumit të mbushur plot me kapacitet 7,800 vende në Kehdinger.