Kane perfunduar dy prej ndeshjeve te para çerekfinale te Kupes se Shqiperise, ndeshje keto qe kane nxjerre fitues Skenderbeun dhe Laçin, ekipe qe e kane hedhur nje hap drejt kalimit ne gjysmefinale te ketij kompeticioni.

Humbja ndaj Luftëtarit në Gjirokastër fundjavën e shkuar duhej harruar sa më shpejt dhe Skënderbeu ka reaguar menjëherë, sepse sot ka fituar 2-0 në Durrës, në çerekfinalen e vajtjes së Kupës së Shqipërisë.

Një ndeshje shumë e mirë për Skënderbeun, që bëri gjithçka në mënyrë perfekte, pa vuajtur shumë nga mungesat, duke nisur nga Radas e Ali Soue.

Në minutën e 23-të erdhi rasti i parë për të shënuar por Sabien Lilaj gaboi nga pika e bardhë, për herë të parë në këtë sezon.Megjithatë, 12 minuta më vonë Xhejms Adeniji shënoi për Skënderbeun dhe aty Teuta u dërrmua moralisht.

Edhe pse në vazhdim loja ishte e hapur dhe Teuta ushtroi shumë presion, Skënderbeu kontrolloi mirë ndeshjen dhe sërish Xhejms në minutën e 75-të mbylli sfidën. Gol i artë, sepse kualifikimi është thuajse i sigurt, me Teutën që në fakt nuk kishte ndonjë shpresë të madhe në kupë dhe mendjen e ka te kampionati.

Nga ana tjeter, edhe me te sigurte e ka hedhur hapin e pare Laçi. Ai ka fituar ne fushen e vet me rezultatin e thelle 3-0 ndaj Luftetarit duke qene thuajse i kualifikuar tashme. Njeri nga tre golat e shenuar nga kurbinasit, e ka realizuar mesfushori shkodran Ansi Nika ndersa dy te tjeret kane patur per autore Reginaldon dhe Qaqin.

Ne oren 17.00 do te luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale, Flamurtari- Partizani dhe Tirana- Kukesi.
© shkodrasport.com