Sot është rikthyer Kupa e Shqipërisë dhe ndryshe nga ndeshjet e para, këtë radhë ndeshjet e kthimit janë luajtur në një ditë të vetme. Vëmendjen më të madhe e ka pasur takimi mes Kamzës dhe Vllaznisë, duke ditur dhe historinë e viteve të fundit mes këtyre klubeve, ku sezonin e fundit Vllaznia ra nga Kategoria pikërisht për shkak të Kamzës pasi kjo e fundit fitoi ndaj Partizanit.

Takimi i parë i luajtur në Shkodër është mbyllur me fitoren e shkodranëve me rezultatin 2-1 dhe ndërkohë që Kamza ka fituar sot 1-0. Sakaq, ndeshje të lehta kanë rezultuar për Partizanin dhe Luftëtari që i kishin fituar bindshëm edhe ndeshjet e tyre të para, ndërkohë që Skënderbeu ka likuiduar Besëlidhjen të cilën e ka mundur 3-0. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Grupi A:

LIVE Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)
Shënues: 34’Hebaj, 60’Mensah, 64’Çinari

Partizani: Xhika, Kalari, Atanda, Ibrahimi, Idrizaj (61’Mombilo), Ferati, Kote, Mensah (67’Asani), Kardoso (46’Trashi), Çinari, Hebaj. Trajner: Skënder Gega

LIVE Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)
Shënues: 57′ Vangjeli, 72’Abazi, 84’Krasniqi

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba, Pëllumbi, Abazi, Dita, Toskiç (14’Taipi), Sibo, Pervan (79’Oto Xhon), Muzaka (61’Gripshi), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kartonë të verdhë: 71’Taipi/74’Miloti, 75’Sumah

LIVE Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)

Kartonë të verdhë: 40’Dimo, 41’Brahimllari

LIVE Kamza-Vllaznia 1-0 (1-2)
Shënues: 63’Bitri

Kartonë të verdhë: 64’Bitri, 87’Mumajesi/ 89’Lushaj