Grupi A i Kupës së Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e saj të kthimit, duike mbyllur kështu turin e parë dhe duke mësuar skuadrat që janë kualifikuar në turin e dytë.

Kështu Lushnjës, Bylisit dhe Dinamos, i bashkohen edhe Tirana, Partizani, Vllaznia, Kastrioti dhe Korabi.

Bardheblutë kryeqytetas u mjaftuan me një barazim përballë Veleçikut, me rezultatin 2-2. Edhe pse sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë, Tirana nuk i lejoi vetes gabime dhe shënoi dy herë me Zhivanajn.

Partizani bëri detyrën përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 0-2, ndërsa Vllaznia shkoi në shtesë ndaj Flamurtarit.

Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

REZULTATET –

FT | TIRANA 2-2 VELEÇIKU | Kompleksi sportiv “Skënder Halili”, Tiranë |

Zhivanaj 45′, 85′ / Hajdari 38′, 40′

FT | PARTIZANI 2-0 ORIKU | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan |

Menish 43′, Skuka 64′

ET | VLLAZNIA 1-0 FLAMURTARI | Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër |

Juriç 41′