Sot rikthehet Kupa e Shqipërisë dhe ndryshe nga ndeshjet e para, këtë radhë ndeshjet e kthimit do të luhen në një ditë të vetme. Me 3 skuadra që e kanë kualifikimin thuajse të sigurt, vëmendjen më të madhe do ta ketë takimi mes Kamzës dhe Vllaznisë, duke ditur dhe historinë e viteve të fundit mes këtyre klubeve.
Kujtojmë që sezonin e fundit Vllaznia ra nga Kategoria pikërisht për shkak të Kamzës pasi kjo e fundit fitoi ndaj Partizanit dhe sot duket sikur kanë hesape për të larë.
Takimi i parë i luajtur në Shkodër është mbyllur me fitoren e shkodranëve me rezultatin 2-1 dhe gjithçka është e hapur për ndeshjen e sotme. Sakaq, ndeshje të lehta kanë Partizani dhe Luftëtari që i kanë fituar bindshëm ndeshjet e tyre të parë, ndërkohë që Skënderbeu pret Besëlidhjen të cilën e ka mundur 1-2. /VipSport/
Grupi A:
13:30 Partizani-Kastrioti (4-2)
13:30 Skënderbeu-Besëlidhja (2-1)
13:30 Luftëtari-Egnatia (3-0)
13:30 Kamza-Vllaznia (1-2)