Ditën e mërkurë, në datën 24 shkurt, ora 11:00 është planifikuar të hidhet shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë FSHF nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije, se nga shorti do të përcaktohen katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars. Skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.
Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat,
NJOFTIMI I FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020/2021 do të hidhet ditën e mërkurë, datë 24 shkurt, në ora 11:00.
Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.
Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.
Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.