Skuadrat e Superiores përmbushin pritshmëritë në Kupën e Shqipërisë dhe kualifikohen në fazën çerekfinale të kompeticionit. Partizani triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Apolonisë në “Arena e Demave”, me gola të Hadrojt, Xhuliano Skukës dhe Mensah. Për Skukën ishte goli i parë me të kuqtë pas rikthimit në “shtëpi”. Golin e vetëm për Apoloninë, atë që zhbllokoi takimin, e realizoi Harizaj.

Tirana kaloi pa vështirësi Korabin, të cilin e mposhti thellë 3-0 me gola të Lulajt, Latifit dhe Hoxhallarit. Bën detyrën edhe Egnatia, që triumfoi 2-0 përballë Lushnjës. Golat për ekipin rrogozhinas u shënuan nga Medeiros dhe Gjata.

Eliminohet Dinamo, që “ra” në fushën e Laçit, ku vendosi autogoli i Jankut. Kualifikimin i vështirë i Kukësit, që fitoren minimale ndaj AF Elbasanit e arriti vetëm në kohën shtesë falë golit të Rashitit.

Në çerekfinale shkon edhe Erzeni, që iu imponua 2-1 Bylisit. Kahrimanov dhe Mihana gjetën rrjetën për ekipin shijakas, ndërsa për ballshiotët realizoi Kibe.

Rezultatet:

Egnatia – Lushnja 2-0

Erzeni – Bylis 2-1

Tirana – Korabi 3-0

Kukesi – AF Elbasani 1-0

Laçi – Dinamo 1-0

Partizani – Apolonia 3-1