Pasditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë në basketboll. Fillimisht është luajtur ndeshja e femrave në mes Tiranës dhe Teutës e cila në fund është kurorëzuar me shpalljen fitues të këtij trofeu të ekipit bardheblu.

Interesant është fakti se drejtuesit e federatës ia kanë dorëzuar kapitenes së këtij ekipi, shkodranes Enxhi Xhanaj. Ndërkohë në finalen e meshkujve, “derbin” durrsak e ka fituar Teuta e cila ka triumfuar ndaj “Goga Basket”. Edhe në rradhët e këtij ekipi luan një shkodran, pikërisht Robert Shestani.

Ajo çka e bën edhe më interesant këtë lajm është fakti se Robert Shestani dhe Enxhi Xhanaj janë të fejuar dhe mbrëmja e sotme ka për të qenë ndoshta nga më të veçantat e karrierës së tyre sportive.

Kanë fituar dy trofe, janë ndër basketbollistët më të mirë të Shqipërisë, por për fat të keq, asnjëri nuk luan për Vllazninë.