Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë mesjavë me sfida interesante. Praktikisht janë thuajse me një këmbë në turin tjetër ekipe si: Partizani e Skënderbeu, me të kuqtë që presin krutanët të cilët i kanë mundur 4-2 në fushën e tyre dy javë më parë, ndërsa korçarët kanë fituar 1-2 në Lezhë.
Luftëtari e ka më të lehtë pasi fitoi 3-0 në Rrogozhinë dhe ndeshja e kthimit është thjesht një formalitet për gjirokastritët, ndërsa Kamza pret Vllazninë. Në ndeshjen e parë skuadra e Gjokës është mundur 2-1 në Shkodër, por që shpresojnë shumë të përmbysin duke qenë se kanë shënuar edhe gol në fushën kundërshtare.
Kupa e Shqipërisë
Rezultatet e ndeshjeve të para
Grupi A
Kastrioti-Partizani 2-4
Besëlidhja-Skënderbeu 1-2
Egnatia-Luftëtari 0-3
Vllaznia-Kamza 2-1
Grupi B
Apolonia-Kukësi 2-1
Bylis-Laçi 2-0
Lushnja-Teuta 1-3
Tirana-Flamurtari 2-0
GRUPI B
Sfida interesante janë ato të kthimit të Grupit B, ku Kukësi që e ka si objektiv Kupën e Shqipërisë në ndeshjen e parë është mundur 2-1 në Fier. Laçi pret Bylisin që në Ballsh ka fituar 2-0.
Teuta e ka të sigurt kualifikimin duke parë fitoren 3-1 në Lushnjë dhe diferencat e mëdha me kundërshtarin e së mërkurës, ndërsa Tirana po ashtu është me një këmbë në turin tjetër duke pasur parasysh edhe faktin që bardheblutë fituan 2-0 në sfidën e parë në kryeqytet.
Kurrë mos thuaj kurrë, Flamurtari pavarësisht problemeve në dy takimet e kampionatit ka treguar grinte dhe është ndryshe nga ai i Kupës. Vlonjatët do të tentojnë mrekullinë…!
Ndeshjet e kthimit / 06.02.2019, ora 13:30
GRUPI A
Skënderbeu – Besëlidhja
Luftëtari – Egnatia
Partizani – Kastrioti
Kamza – Vllaznia
GRUPI B
Kukësi – Apolonia
Laçi – Bylis
Flamurtari – Tirana
Teuta – Lushnja