Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020/2021, do të hidhet ditën sotme më datë 2 prill, në orën 11:00, në stadiumin “Air Albania”.
Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.
Vllaznia sigurisht qe ka objektivat e saj edhe ne kete kompeticion dhe pavaresisht emrit te kundershtarit me te cilin do te ndeshet, do te synoje fitoren dhe kualifikimin ne finale.
Kuptohet qe deshira e saj do te ishte per ta luajtur edhe kete ndeshje gjysmefinale ne Shkoder, por edhe nese nuk ndodh keshtu, serish nuk eshte ndonje shqetesim pasi shkodranet kane treguar se dine te marrin rezultate pozitive edhe jashte “Loro Boriçit”.