Federata e Futbollit do të organizojë sot shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025. Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp, në orën 11:00.
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo Siti do të njihen me pengesën e fundit drejt finales së madhe. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste.
Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 31 mars. Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.