Do të luhen sot në orën 13:00 gjashtë ndeshje të kthimit për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ajo që bie në sy është fakti se përballen skuadrat e Superiores (janë të gjitha pritëse) kundër atyre që militojnë në Kategorinë e Parë këtë sezon.
Natyrisht, surprizat në këtë tur të Kupës janë të mundshme, por duke parë edhe rezultatet e takimeve të vajtjes, në letër vetëm dy çifte mund të ngjallin kuriozitet.
Pikërisht ndeshjet që luhen në Kukës dhe Rrogozhinë, aty ku Apolonia dhe Skënderbeu do të kërkojnë t’u imponohen ekipeve të Superiores.
Fierakët i kanë mbajtur një barazim 0-0 Kukësit, ndërsa korçarët u mundën minimalisht 0-1 nga Egnatia.
Ndërkohë, FSHF-ja ka lënë për nesër përballjet mes katër ekipeve të Superiores, Vllaznia-Bylisi dhe derbin Teuta-Erzeni. Ky i fundit do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”.
Ndeshjet e sotme:
Tirana- Lushnja (3-0) ora 13.00
Partizani- Korabi (3-1) ora 13.00
Kastrioti- Dinamo (3-1) ora 13.00
Laçi- Tomori (3-1) ora 13.00
Kukesi- Apolonia (0-0) ora 13.00
Egnatia- Skenderbeu (1-0) ora 13.00