Ditën e sotme do të luhetn dy çerekfinalet e tjera të Kupës së Shqipërisë. Do të luhet në të njëjtën orë në Rrogozhinë dhe Laç.

Në fushë do të zbresin Erzeni, Vllaznia, Laçi dhe Egnatia që do të tentojnë fitoren për të qenë më afër gjysmëfinales së Kupës. Shijakasit presin shkodranët në “Egnatia Arena”, me kuqezblutë e Qatip Osmanit që janë favoritë në këtë përballje.

Ndërkohë kurbinasit do të duelojnë me rrogozhinasit në stadiumin e Laçit. Si bardhezinjtë e Mirel Josës ashtu edhe “djemtë” e Edlir Tetovës do të luajnë vetëm për fitoren dhe nuk iu lejohen hapa fals në këtë sfidë.

KUPA E SHQIPERISE

LAÇI- EGNATIA ora 13:30

ERZENI- VLLAZNIA ora 13:30