Diten e sotme do te rikthehen ndeshjet e Kupes se Shqiperise dhe në fushë do të zbresin 4 skuadra teksa do të zhvillojnë duelet e kthimit të fazës së 1/8-ave të ketij kompeticioni.
Në orën 13:00, do të zhvillohen dy duele, ato mes Tiranës dhe Kastriotit si dhe Kukësit-Teuta. Në ndeshjet e para Tirana dhe Teuta triumfuan respektivisht 1-4 dhe 2-0.
Kuptohet qe ne ballafaqimin e Tiranes pritet te mos kete shume histori nisur edhe nga rezultati i ndeshjes se pare, por krejt ndryshe pritet te jete sfida e Kukesit. Vendasit duan me patjeter te permbysin shifrat e ndeshjes se pare dhe me ndihmen e tifozeve do ta tentojne kete gje deri ne fund.
AXHENDA E NDESHJEVE TË KTHIMIT:
E MARTË, 14 MARS, ORA 13:00
TIRANA-KASTRIOTI (4-1)
KUKËSI-TEUTA (0-2)