Aktualisht e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë është e përqendruar te kombëtara dhe sfidat që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Por menjëherë pas këty përballjeve, Kombëtarja do t’i lërë “stafetë” Kupës së Shqipërisë.

Ekipet do të zbresin në fushë më 15 tetor, ku do të duhet të bëjnë mes tyre llogaritë për Kupën e Shqipërisë. Do të luhet faza e 1/32-ta dhe sfidat do të luhet të gjitha në një ditë dhe në të njëjtin orar, 13:30.

Në fushë do të zbresin ekipet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ndërkohë nga Superiorja do të luajnë vetëm Bylisi dhe Elbasani. Nje sfide interesante pritet te jete ajo ne mes Beses se Kavajes dhe Terbunit te Pukes, nderkohe qe Beselidhja do te luaje ndaj Valbones.

Lezhjanet ne fakt ende nuk e kane emeruar trajnerin e ri qe pas doreheqjes se Dritan Smajlit, megjithate deri tek disa e ndeshjes me siguri qe do te sqarohet gjithçka edhe ne kete drejtim.