Vllaznia e femrave ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit te Gramshit ne ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Ajo eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Te dy golat e kesaj ndeshje jane shenuar shpejt. I pari mban firmen e sulmueses Maria Bashka ne minuten e 11-te, ndersa i dyti eshte shenuar nga kapitenia Esmeralda Franja ne minuten e 22-te. Keto gola krijuan bindjen se do te kishim edhe shume gola te tjere, por nuk ka ndodhur keshtu dhe gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 2-0.
Vllaznia ka luajtur ne kete ndeshje me formacionin me te mire te saj teksa stafi teknik ka lene pushim disa prej titullareve te ekipit dhe kjo pati ndikimin e vet. Mesa duket, situata e krijuar kohet e fundit me kete ekip, ka bere qe drejtuesit e tij te mos i kushtojne rendesine e duhur ndeshjeve te Kupes se Shqiperise.
Ndeshja e kthimit do te luhet te dielen e ardhshme ne Gramsh dhe mbetet per t’u pare nese do te vleresohet seriozisht nga ekipi i Vllaznise apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/