Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Takime mjaft interesante janë në program, teksa do të ketë edhe duele mes skuadrave të Superiores.
Më 14 janar janë planifikuar dy ndeshje, ndërsa gjashtë takimet e tjera do të luhen një ditë më pas, më 15 janar. Kështu vetëm 3 ditë pas rikthimit të Superiores, ekipet do të zbresin sërish në fushë për të luajtur në kuadër të Kupës së Shqipërisë.
Kështu të martën me 14 janar do të duelojnë Laçi – Kukësi në orën 13:00, Tirana – Bylis në orën 16:00. Ndërkohë me 15 janar do të sfidohen mes tyre Egnatia – Kastrioti në orën 13:00, Dinamo – Erzeni në orën 17:00. Në po në këtë orë do të luhet edhe Teuta – Elbasani, Vllaznia – Besa, Partizani – Apolonia dhe Skënderbeu – Vora.
Kujtojme qe ndeshjet e ketij turi jane vetem me nje takim qe do te thote se skuadra qe do te kualifikohet nga çifti Vllaznia- Besa do te percaktohet mbremjen e dates 15 janar ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nga ana tjeter, eshte i percaktuar edhe nga kundershtari i kuqebluve nese e kalojne kete tur. Behet fjale per fituesin e çiftit Partizani- Apolonia. Çka do te thote se me shume mundesi ne çerekfinale do te kemi nje perballje Vllaznia- Partizani.