Kontradiktat mes Realit të Madridit dhe klasës së arbitrave duket se janë të mëdha.
Pasditen e sotme klubi “mbretëror” ka bërë me dije se nuk do të zhvillojë stërvitjen e zakonshme në stadiumin ku do të luhet finalja në shenjë proteste pasi Federata Spanjolle e Futbollit nuk pranoi që të ndryshonte arbitrin në “VAR”.
Gjithashtu në sallën e konferencave të stadiumit të Sevijës sot nuk u prezantua asnjë përfaqësues i Realit të Madridit. Për këtë duel mësohet se drejtë Sevijës kanë udhëtuar 30.000 mijë tifozë të Realit.