Tirana do të luajë në Kupë me Veleçikun. Bardheblutë pritet të marrin me vete gjithë grupin për sfidën me skuadrën nga periferia e Shkodrës, ndonëse pritet të luajë ekipi i dytë.
Edhe pse Orges Shehi ka punuar këto ditë, organikën nuk e ka pasur të plotë. Kështu, mjeku i skuadrës, Arzen Voci, trajneri i portierëve Alfred Osmani, Visar Bekaj dhe Aldi Gjumsi nuk janë me ekipin. Ata janë rrëmbyer nga ekipet përfaqësuese të Shqipërisë dhe Kosovës.
Voci është me Kombëtaren e madhe i grumbulluar. Osmani është trajneri i portierëve në ekipin Shpresa. Visar Bekaj është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa Aldi Gjumsi te 21- vjeçarët.
Ilion Lika ishte dje trajneri i portierëve, ndërsa tashmë në skuadër është edhe Nikqi, i cili ka lënë pas dëmtimin në këmbë.