Shorti i Kupës FA ka qenë me fat për Mançester Sitin, i cili në raundin e pestë do të përballet me skuadrën që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Liverpulin.
Plimuth eliminoi të kuqtë me fitoren 1-0, por tani ka peshkuar skuadrën e Guardiolës në turin tjetër, ku do të synojë një tjetër mrekulli shumë pak të mundshme.
Ndërkohë, ka sfida të tjera shumë interesante mes skuadrave të Premier Ligës si ajo ku Mançester Junajtid përballet me Fullhem, apo Njukasëll me Brajtonin.
RAUNDI 5
Preston – Bërnli
Aston Vila – Kardif
Donkaster/Kristal Palas – Milluoll
Mançester Junajtid – Fullhem
Njukasëll – Brajton
Bornmuth – Ullvërhempton
Mançester Siti – Plimuth
Ekster/Notingem Forest – Ipsuiç