Nga Endri ÇINARI
Vllaznia në prag të përballjes së dyfishtë me Elbasanin në kuadër të çerekfinaleve të kupës së Shqipërisë shihet si skuadra pretendente. Shkodranët jo vetëm për formën që po kalojnë apo përballjet direkte me verdheblutë këtë sezon, por edhe ecurinë e tyre shumë pozitive në këtë kompeticion në sezonet e fundit. Kështu shkodranët kanë arritur minimalisht gjysmëfinalen e kompeticionit në 4 ediconet e fundit.
Në sezonin 2023-24 ata u eleminuan nga Egnatia në gjysmëfinale. Me rezultatet 1-0 në Rrogozhinë dhe 1-1 në Shkodër pas kohës shtesë. Me rrogozhinasit që po ashtu do fitonin kupën në finale përballë Kukësit. Historia do ishte e njëjtë edhe në ediconin 2022-23, ku sërish Egnatia eleminon Vllazninë në gjysmëfinale me rezultatet 1-0 dhe 1-1. Ku sërish rrogozhinasit do fitonin kupën në finale kundër Tiranës me rezultatin 1-0, shkruan shkodrasport.com
Edicionet 2021-22 dhe 2020-21 do flisnin të dy në favor të Vllaznisë në kupët. Me shkodranët që mposhtin Laçin me rezultatin 2-1 pas kohëve shtesë në ediconin 2021-22 dhe po ashtu në atë paraardhës kishin mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-0.
Një traditë shumë pozitive e kuqebluve kjo në kupë, të cilën kërkojnë ta vijojnë edhe këtë edicion. Ku skuadra shkodrane përveç objektivave në kampionat, ka shprehur hapur edhe ambicien përsa i përket kompeticionit të dytë për nga rëndësia.(www.shkodrasport.com)