Interes gjithnje e me shume ne rritje per trofeun e “Kupa Verore” qe po zhvillohet prej dy javesh ne Juban me inisiativen e Shkodra Sport Event ne bashkepunim me shoqaten “Juban Danja”.
Ndeshjet deri me tani kane qene shume te forta, megjithate emocionet me te medha pritet te perjetohen mbremjen e sotme dhe pas pak ditesh kur do te luhen ndeshjet gjysmefinale dhe finalja.
Takimet çerekfinale tashme kane perfunduar dhe jane caktuar kater ekipet qe do te vijojne me tej rrugetimin per fitimin e ketij trofeu. Ne gare jane ekipet “Berdica”, “Scutari”, “Mirdita” dhe “Shqiponjat”.
Sipas shortit te hedhur, gjysmefinalja e pare do te jete ajo ne mes ekipeve Scutari dhe Berdica qe do te startoje ne oren 21.00 ndersa 60 minuta me vone do te startoje gjysmefinalja e dyte, ajo ne mes Mirdites dhe Shqiponjave.
Pritet qe ne fushen e kompleksit “Fredi Juban” te kete nje nivel te larte ne keto ndeshje sepse pjese e ekipeve gjysmefinaliste jane shume futbolliste te cilet jane te angazhuar me ekipe te ndryshme te Veriut.
Gjon Gjeka