Nese gjerat shkojne mire per Vllaznine, shanset jane te medha qe ajo te beje mire edhe ne Kupen e Shqiperise per kete sezon futbollistik. Diten e sotme perveçse eshte mesuar shorti i turit te pare, eshte zbardhur edhe skema e dy tureve te tjera qe e pasojne ate dhe qe do te percaktojne kundershtaret e mundshem te kuqebluve.y

Keshtu, ne 1/16 e ketij kompeticioni, Vllaznia nese kalon Burrelin (eshte çifti A6) do te ndeshet me fituesen e çiftit A3 qe jane Veleçiku dhe Flamurtari.

Por nga ana tjeter, me shume te ngjare, nisur edhe nga problematikat qe po shoqerojne Flamurtarin (nuk perjashtohet ndonje befasi e Veleçikut per te qene ai ne turin e dyte), ekipi shkodran mund te siguroje kalimin ne turin e trete te Kupes se Shqiperise.

Aty ku do te ndeshet me fituesen e çiftit A7-A2, pra me fituesin e çiftit Erzeni- Dinamo/ Terbuni- Teuta. Me logjike i bie qe te jene durrsaket ne kete tur dhe gjasat jane te ndodhe keshtu sepse ato po kalojne forme te mire edhe ne kampionat.

Vllaznia ne 1/8 te finaleve ashtu si dhe ne 1/16 ndeshjet e para do t’i luaje ne “Loro Boriçi” dhe kjo mund ta penalizoje paksa por mundesite jane per t’ia dale dhe per te shkuar deri ne gjysmefinale. Aty pastaj mund te ndodhe edhe ndonje surprize tjeter dhe pse jo, mund te ishte ne finale te ketij kompeticioni. Te mos harrojme, kjo eshte vetem logjike…!