Pas Partizanit edhe tre ekipet e tjera shqiptare pjesmarrese ne Kupat e Europes, nuk ia kane dale dot te kualifikohen per ne turin e dyte te Europa Leaugue duke i dhene fund aventures se tyre europiane per kete edicion.

Teuta zhvilloi në “Niko Dovana” ndeshjen e kthimit të turit të parë të Europa League kundër Ventspils.Durrsakët fitojnë minimalisht 1-0, por nuk u mjaftoi të kalojnë turin, pasi kishin humbur takimin e parë në Letoni me shifrat e thella 3-1.Golin e vetëm të takimit e shënoi Sherif Kallaku në minutën e 47-të, pasi pjesa e parë kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Deri në fund të besuarit e Bledi Shkëmbit u përpoqën, por nuk arritën të shënojnë tjetër gol.Kësisoj, me rezultatin e përgjithshëm 3-1 është Ventspils që vazhdon aventurën në Europa League në turin e dytë, ndërsa Teuta eliminohet.

Te njejtin fat kane patur edhe dy ekipet e tjera. Kukesi ne fakt ka barazuar 1-1. Ka qene Ethemi qe ka shenuar fillimisht duke ringjalluar shpresat per kukesianet por miqte e Debrecenit kane barazuar ne pjesen e dyte dhe ketu eshte mbyllur gjithçka.

Laçi u eliminua nga Europa League që në turin e parë, teksa në takimin e kthimit ndaj Hapoel Ber Sheva, u mund në Izrael me rezultatin e ngushtë 1-0. Me ndeshjen e parë të mbyllur 1-1 në Laç, ekipi i Starovës rezistoi pa pësuar gol pjesën e parë në transfertë.

Edhe pse tentoi të ngacmonte me ndonjë dalje para në sulm me Xhixhën e Nuabuezen, kurbinasit nuk shënuan, por as nuk pësuan me Selmanin që ishte në krye të detyrës sa herë u thirr.

Në pjesën e dytë, izraelitët u treguan më të kujdesshëm, dhe me një aksion të bukur që nisi nga e djathta, ishte Marin që hodhi një top për Sabag në mesin e zonës së Laçit, dhe i pambuluar nga mbrojtja e kishte të lehtë të mposhtte Selmanin.

Ekipi i Starovës kërkoi të reagonte më pas, por pa sukses. Në fund, rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 2-1, dhe Laçi mbetet jashtë Europës, ndërsa vazhdon më tej Hapoeli.