Emrat e shumtë që i qasen pankinës së tij nuk e stepin Serxho Konseisaon. Ai mendon se mund të qëndrojë te Milani edhe më gjatë se fundi i sezonit dhe diçka të tillë mund ta arrijë duke ripushtuar zemrën e Milanit dhe për rrjedhojë duke fituar një rikonfirmim.
Në këtë drejtim, indinjata e justifikuar e tij për trajtimin që po i rezervojnë nuk është më befasuese. Portugezi synon të ringjallë kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura në Serinë A dhe të sigurojë një vend në Ligën e Europës, në mos në Champions.
Ndërkohë, në planet e tij është edhe Kupa e Italisë. Duke eliminuar Interin e duke fituar trofeun, ai do të kishte më tepër shanse të rinkonformohet.
Sidoqoftë, nuk është mister që shumë do të varej nga renditje, sepse me një Ligë Kampionesh për të luajtur, do të ishin edhe 60 milionë eurot më tepër në arkën e klubit, çka do të ndikojë në qëndrimin ose jo të teknikut aktual.