Vllaznia periudhën e mbetur deri në fillimin e ndeshjeve të kampionatit, do ta mbushë me ndeshje miqësore. Trajneri Bushati ka ndër mend që të zhvillojë një sërë takimesh miqësore gjatë këtyre ditëve. Madje ai ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të tyre, teksa ndeshjen e parë do ta luajë më datë 23 janar, të dytën më 26 dhe të tretën më 29. Këto tre ndeshje do të zhvillohen në Ulqin me skuadra malazeze. Në vendin fqinj ndodhet edhe ekipi I Kukësit por Vllaznia nuk ka planifikuar ndonjë ndeshje me të ngaqë do të përballet në kampionat që në javën e dytë. Prandaj dhe Bushati ka ndër mend që me t’u kthyer në Shkodër të ndeshet edhe me një nga skuadrat e Superligës me të cilën në kampionat ka për të luajtur pas javës së gjashtë apo të shtatë. Ndërsa një javë përpara ndeshjes së parë të kampionatit me Skënderbeun, Vllaznia do të luajë miqësoren e fundit me Adën ose ekipine  të rinjve të klubit të vet. “Këto miqësore do të më ndihmojë për të parë gjendjen reale të skuadrës, lojtarët që mund të vijnë për provë por edhe për futur idetë e mia tek futbollistët. Pesë miqësoret që do luajmë, jam I sigurtë që kanë për të na shërbyer aq sa duhet për fazën e dytë të kampionatit”-ka thënë trajneri I ri I Vllaznisë.

www.shkodrasport.com