Skuadra shkodrane dhe stafi I saj dy ditë më parë kanë analizuar edhe ndeshjen e fundit, atë të humbur me Laçin në transfertën e Krujës. Trajneri Vata natyrisht që ka patur shumë kritika për lojën e skuadrës dhe sidomos për pjestartë të veçantë të saj. Sipas njerëzve pranë tij, të gjitha këto probleme u janë bërë të ditura vetë lojtarëve në këtë analizë të zhvilluar. “Disa prej futbollistëve duket se e kishin marrë të lehtë ndeshjen. Kanë hyrë në fushë ndaj Laçit pa atë mobilizmin e duhur dhe kjo u reflektua në fushë. Ka qenë e papranueshme paraqitja e skuadrës në atë mënyrë. Krysisht përgjegjësia më e madhe ka rënë mbi lojtarët e mesit të fushës dhe ndonjë element në repartin e mbrojtjes”-ka thënë një burim pranë trajnerit Vata. Pikërisht kjo analizë e zhvilluar, pritet të pasohet me ndonjë lëvizje në formacion në ndeshjen e ardhshme për t’I dhënë të kuptojë atyre që nuk japin shpirtin në fushë se nuk mund të jenë në fushë me fanellën e Vllaznisë nëse luajnë sërish në atë mënyrë.
www.shkodrasport.com