Paraditen e sotme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një analizë. Trajnerët Lika e Beqiri kanë diskutuar bashkë me futbollistët për kundërshtarin.

Kanë folur për skemat dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen e ndeshjes së rradhës, shoqëruar edhe me pamje filmike.

I pyetur në lidhje me këtë analizë, trajneri Lika është shprehur: “Jemi njohur me kundërshtarin.

Kemi shikuar individët që ka në përbërje të tij kjo skuadër. Përveç përgatitjes teknjiko taknike kemi dhe përgatitjen e ndeshjes në aspektin teorik.

Një punë rutinë e jona për të njohur më mirë kundërshtarin e rradhës”. E pasi kanë bërë analizën, kuqeblutë pasdite kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në fushën e Shtojit dhe tashmë janë gati për sfidën me Dinamon.