Vllaznia pret sot Kukësin në stadiumin ‘Loro Boriçi’, sfidë kjo që do të nisë në orën 17:00 dhe do të mbyllë javën e 19-të të Abissnet Superiore.

Kuqeblutë vijnë nga një vijimësi e shkëlqyer me 3 fitore rradhazi, përkatësisht ndaj Dinamos, Tiranës dhe Skëndërbeut dhe natyrisht që do të kërkojnë ta mbajnë ritmin e këtyre rezultateve me një tjetër fitore ndaj Kukësit.

Ndërkohë, Kukësi vjen nga një seri barazimesh rradhazi, me 5 sfidat e fundit të klubit kuksian të mbyllura barazim dhe sigurisht që do të kërkojnë pikë në Shkodër për të dalë nga zona e rrezikut.

Për këtë sfidë, teknikët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanovic, Pusi, Mala, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Coba, Gruda, Balaj, Trajner: Qatip Osmani

KUKËSI: Tafas, Reçi, Zhongo, Fejzaj, Abara, Lleshi, Zenunaj, Da Mota, Alvesh, Salami, Rashiti.
Trajner: Stavri Nica