Rezultatet e fundit kanë rikthyer entuziasmin në kampin shkodran. Ajo çfarë konstatohet është edhe një marëdhënie e shkëlqyer në mes futbollistëve dhe stafit teknik dhe pikërisht kjo harmoni mund të jetë një arsye më shumë e kësaj kthese.

Po çfarë ka ndodhur sot? Të gjithë futbollistët janë mbledhur sëbashku dhe kanë drekuar në ambjentet e restorant “Saraj”.

Një drekë që shërben për të shtuar edhe më shumë unitetin në skuadër në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo e së dielës.

Pas drekës, pjestarët e ekipit të Vllaznisë kanë vrapuar drejt banesave të tyre për të pushuar sepse pasdite u duhet të jenë në fushën e stërvitjes për të zhvilluar seancën e rradhës.
© shkodrasport.com