Vllaznia prej tre ditësh është duke u stërvitur në Berane të Malit të Zi dhe aktualisht të pranishëm në stërvitje janë vetëm 24 futbollistët që janë nisur nga Shkodra. Nuk ka asnjë tjetër lojtar të ardhur në provë megjithatë në ditët në vijim pritet të vijnë sërish futbollistë për t’u testuar nga ana e stafit teknik të kuqebluve.

Për momentin nuk zbulohen emrat e lojtarëve që do të vijnë në provë por me siguri që ata të cilët do të vijnë, i përkasin reparteve të mbrojtjes dhe sulmit. Pikërisht në këto pika skuadra ka nevojë për përforcime ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të vazhdohet sërish të tentohet për gjetjen edhe të një portieri tjetër.

© shkodrasport.com