Vllaznia do të ketë në dispozicion 70-milionë lekë të vjetra premio, në rast kualifikimi në turin e tretë të Conference League. Ne kete menyre, perpos kenaqesise te arritjes historike, kalimit ne turin e trete te Kupave te Europes, kuqeblute do t’i gezoheshin edhe shperblimit.
Fillimisht u deklarua shume 50 mije euro, por tashme ajo eshte rritur. Natyrisht, diferenca nga 50-mijë euro në 70-milionë lekë, është diku te 12-milionë lekë të vjetra më tepër për kuqeblutë, në krahasim me premtimin e parë që iu bë skuadrës.
Në fakt, vlen të theksohet se në rast eleminimi, sërish klubi Vllaznia del nga Europa me një bonus jo të vogël, pikërisht 450-mijë euro, që UEFA i jep për pjesëmarrjen në turin e dytë të Conference League.
Tek Vllaznia ne fakt asnjehere nuk kane munguar shperblimet ne ndeshje te rendesishme dhe shembulli me i fundit ishte fitimi i Kupes se Shqiperise ne fundin e muajit maj, per te cilin kuqeblute moren si shperblim shumen prej 100 milione lekesh dhe plus kesaj edhe 30 mije euro te tjera.
Maringlen ZHIVANI