Fitorja ndaj Tiranës është lënë pas prej ditësh dhe tashmë e gjithë vëmendja e futbollistëve të Vllaznisë është te kundërshtari i rradhës, Egnatia. Për shkak të synimeve që shkodranët kanë, ndaj rrogozhinasve vlen vetëm fitorja.
Kështu, përballë do të jetë kundërshtar që të paktën në letër, do të jetë më i lehtë se sa Tirana dhe mundësitë për të bërë më mirë janë më të mëdha, por te Vllaznia e kanë të qartë se nuk do ta kenë aspak të lehtë.
Sezonin e kaluar, kuqeblutë fituan një nga katër përballjet me Egnatian në kampionat, teksa kanë pësuar edhe një humbje dhe kanë marrë dy barazime ndaj rrogozhinasve, por besojnë se nesër do të vijojnë trendin pozitiv që kanë përgjatë dy ndeshjeve të fundit.
Megjithate ne kampin shkodran i druhen ndonje “pergjumjeje” te skuadres ashtu siç ndodhi edhe ne ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Erzenit. Pikerisht per kete arsye, stafi teknik eshte munduar te punoje gjate me futbollistet per ta marre shume seriozisht kete ndeshje.
Maringlen ZHIVANI