Euro 2024 do startojë ditën e sotme me ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Hungarisë. Organizatorët e turneut dhe një nga pretendentët për të fituar në fund ngre siparin e Euro 2024. Por vëmendja e shqiptarëve do jetë ditën e nesërme, ku Shqipëria do luajë kundër Italisë.
Me kuqezinjtë që pas Euro 2016, arritën edhe njëherë të kualifikoheshin në fazën finale të një europiani. Kurioziteti është i madh për ti parë “shqiponjat” në aksion. Ku pas kualifikuesve shumë të suksesshme, ekipi i Sylvinhos do kërkojë të tregojë vlerat edhe në Europian. Kombëtarja shqiptare me kualifikimin në Euro 2024 i ka rritur po ashtu vlerën futbollistëve të saj.
Kështu në total nga 26 futbollistët e grumbulluar, vlera e kombëtares shkon në 111.6 milionë euro. Një nga futbollistët me rritjen e vlerës së kartonit është Mario Mitaj, me mbrojtësin e majtë që tashmë kap vlerën e 2 milionë eurove në merkato. Nga futbollistët shkodranë Hysaj ka vlerën 2.5 milionë euro në treg e ndërsa Kumbulla kap shifrën e 4.5 milionë eurove.
Diferencë ka Broja me kolegët e tij, që në merkato është me vlerën 22 milionë euro. Duke qenë kështu lojtari më i shtrenjtë i kombëtares. Pas sulmuesit të Chelseas vjen Asllani i Interit me 18 milionë euro vlerë e ndërsa mbyll 3-shen e lojtarëve më të shtrenjtë, Gjimshiti me 10 milionë euro. Kuqezinjtë do bëjnë debutimin në turne nesër kundër Italisë në orën 21:00, e ndërsa në grup do ketë përballje edhe me Kroacinë dhe Spanjën.
Endri ÇINARI