Afrim Tovërlani ka qenë një ndër futbollistët më të suksesshëm kosovar në kohën sa ka vrapuar fushave të gjelbra, shkruan Insporti.com.
Ish-futbollisti i njohur si ‘Toki’ ka shënuar mbi 1 mijë gola për Prishtinën, ekip me të cilin i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës.
‘Toki’ ka qenë ‘tmerr’ i portierëve sidomos nga ndërprerje e golat nuk i kanë munguar as nga pozita të vështira.
Ai ka shënuar gola edhe nga rivëniet nga këndi.
Kurrsesi nuk mund të harrohet goli i tij në vitin 2001 në ndeshjen Prishtina – Besiana, kur realizoi nga korneri me një goditje me të jashtmen.
Një gol të bukur nga korneri e ka realizuar edhe ylli i Liverpoolit, Mohmed Salah në fanellën e Egjiptit. Për dallim nga Tovërlani, Salah shënoi me të brendshmen.
Salah që tashmë është 26-vjeçar, në vitin 2001 kur Tovërlani ka shënuar nga këndi, ka qenë fëmijë (9-vjeçar).