Jo më kot thonë se në Shkodër të gjithë janë tifozë me Vllazninë. Fotoja e mësipërme e tregon më së miri këtë gjë.

E publikuar në “jetaoshqef”, kjo foto flet vetë. Ja çfarë ka një familje shkodrane në shtëpinë e saj.

Disa fanella të Vllaznisë, flamuj e gjëra të tjera por që kanë lidhje me këtë skuadër. Gjithçka kuq e blu.

Dy ngjyrat e dashurisë së çdo shkodrani. Ky qytet jeton me këtë emër, me këto ngjyra dhe padyshim që krenohen me të.

Vitin e ardhshëm mbushen plot 100 vite që është krijuar Vllaznia dhe që atëherë u ka dhuruar shumë gëzime shkodranëve.
© shkodrasport.com