Afati kalimtar i janarit po afrohet dhe zërat për lëvizje të mundshme të futbollistëve sa vijnë e shtohen. Por, këta zëra nuk janë dëgjuar asnjëherë për disa futbollistë, të cilët pavarësisht ofertave të tyre ata kanë vendosur ti qëndrojnë besnik të përjetshëm klubeve të tyre.
Emrat e tyre do të shkruhen me shkronja të arta në historitë e klubeve të tyre.Njihuni me pesë futbollistët të cilët asnjëhrë nuk pranuan të ndërronin klubin e tyre.
Francesco Totti është një shembull më i mirë se si duhet dashur klubin. Erdhi që nga kategoritë e reja të Romës në vitin 1989 në ekipin e parë, derisa në atë kohë e ëma e tij kishte refuzuar një ofertë të çmendur nga Milan.
Ai u bëri ballë shumë ofertave tunduese dhe refuzoi klube të mëdha si Real Madrid, derisa kishte mundësinë edhe për tu bërë më i miri i botës, por ai tashmë është më i miri i botës për besnikërinë ndaj Romës.
Lev Yashin apo “Macja e Zezë”. Ai i ka kushtuar tërë jetën klubit të tij Dinamos së Moskës. Ka refuzuar klube të mëdha evropiane për të qenë legjendë e klubit të tij të zemrës. Njëherit është i vetmi portier që e ka fituar “Topin e Artë”.
Paul Scholes është konsideruar gjithmonë si njëri ndër më të mirët e gjeneratës së tij. Bëri gjithçka mirë nën urdhërat e trajnerit ‘Sir’ Alex Ferguson, të cilit i qëndroi besnik deri në fundin e karrierës së tij te Manchster United.
Carles Puyol njëri ndër figurat emblematike të Barcelonës. E nisi dhe e mbylli me këtë klub. Kapiteni legjendar i blaugranasve nuk u tundua asnjëherë nga ofertat e gjigantëve evropian për të mbyllur karrierën si fitues te Barça.
Paolo Maldini njëri ndër më të mirët e historisë. Mbrojtësi italian i qëndroi besnik Milanit për 15 vite dhe fitoi gjithçka që mund të fitohej në botën e futbollit. Kujtojmë që ai ka ndjekur hapat e babait të tij Cesare Maldinit, i cili gjithashtu i qëndroi besnik Milanit gjatë gjithë jetës së tij.