Sulmuesi Dijar Nikqi i dhuroi fitoren Tiranës me golin e shënuar në minutën e 100-të. Pas sfidës ai u shpreh tepër i lumtur që ishte bërë heroi i ndeshjes, por më shumë rëndësi kishin pikët se sa kush e shënoi.
“E dinim që sot do të ishte një luftë këtu në Kamëz, por në fund arritëm tja dalim. Jam i gëzuar që jam heroi i ndeshjes, u mundova në maksimum sepse është ndeshja e dytë që e nis si titullar, dhe shpresoj ta kem treguar veten sa më mirë.
Në momentet e fundit të gjithë e duam golin dhe themi do e bëj unë osë do e bëj unë, por fati ishte në anën time dhe e shënova unë. Më shumë rëndësi kanë 3 pikët dhe i merituam sot.
Futbollisti golin e shijon me ekipin, familjen, por unë ja u dedikoj këtyre të fundit se ata me zor po prisnin të shënoja dhe ti dhuroja fitoren Tiranës, e meritojnë për gjithë mundin që kanë bërë me mua gjatë gjithë jetës time.
Trajneri Shehi më përgëzoi për ndeshjen dhe golin, unë jam i lumtur që e mora aprovimin e tij se u mundova të jap maksimumin, e harrova fare që bëra golin, e rëndësishme ishte fitorja”, tha Nikqi për “Oversport” në mbyllje të duelit.