Humbja në shtëpi ndaj Egnatias ka lënë pasoja te kurbinasit, për më tepër që vinin pas tri fitoreve radhazi dhe me kundërshtarë shumë të fortë.
Megjithatë, ajo disfatë me rrogozhinasit është harruar tashmë dhe trajnerin Gentjan Mezani është munduar të motivojë lojtarët për të qenë të fokusuar totalisht te takimi i së shtunës ndaj Bylisit, që do të luhet sërish në Laç në orën 13:00.
Si kurrë më parë, skuadra do të jetë e plotë në këtë takim, me përjashtim të qendërmbrojtësit Albi Alla, i cili vuan një dëmtim prej javësh dhe ende nuk është gati.
Rikthimi në formë i sulmuesit Saliu Guindo, por edhe aktivizimi i Rudolf Turkajt pas dëmtimit, do t’i japë një impuls më shumë skuadrës kurbinase.
Alternativat për Mezanin janë të shumta tashmë nga mbrojtja në sulm dhe me Bylisin do të kërkohet vetëm fitorja për t’u mos u shkëputur nga grupi i skuadrave që pretendojnë Kupat e Europës. Drejtuesit e klubit janë zhgënjyer shumë pas humbjes së fundit dhe skuadra e ka të qartë se nuk lejohen më hapa fals, aq më tepër në Laç.