Diego Armando Maradona largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ish-trajneri i Argjentinës, në fakt, ka firmosur një kontratë me Dinamo Brest,

skuadra që luan në kampionatin elitar në Bjellorusi dhe që ka dy kupa kombëtare dhe një Superkupë në historinë e saj, por kurrë asnjë titull.

Një aventurë që do ta shohë Maradonën jo vetëm si trajner, por edhe president i këtij klubi.

Kështu, për Elis Bakajn, që fantazinë e ka pasur gjithmonë “fiksim” në karrierën e tij, do të jetë mundësia që mundë ekipin e “El Pibe de Oro”-s, por edhe për ta takuar personalisht legjendën argjentinase…

Bakaj aktivizohet më Shaktjorin, ku u transferua në fillim të kampionatit dhe në korrik do të përballet me Dinamo Minskun./sport-ekspres/