Ditën e djeshme agjenti i Koulibaly u takua në Milano me një nga zyrtarët e Juventus.
“Zonja e Vjetër” bëri një ofertë zyrtare drejt Napolit për mbrojtësin senegalez. Sot, pak çaste më parë, ka ardhur reagimi i klubit të Napolit.
De Laurentis ka refuzuar menjëherë ofertën e Juventusit duke thënë se kurrë nuk do të jetë një lojtar i Napolit. Presidenti i klubit të kaltër nuk dëshiron të bëjë të njëjtin gabim si me Higuain.
Jo vetëm që ka refuzuar ofertën e Juventus, por tashmë i ka ofruar Koulibaly rinovimin e kontratës ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon plus bonuse, pra një pagë më e lartë se ajo e Juventus.