Akademia “Albania Judo Kodokan” me president Anton Shkozën, që nga dita e hënë ka nisur një kurs trajnimi për të gjitha grupmoshat në sportin e xhudos. Ky është një program i përvitshëm që organizohet në qendrën teknike të xhudos shqiptare në Vau Dejës. Interesant është fakti se merr pjesë sërish në këtë kur trajnimi mjeshtri i xhudos italiane Anxhelo Bosketi (7 dan) i cili në të njëjtën kohë është edhe anëtar i komisionit teknik pranë Federatës Shqiptare të Xhudos. Kësisoj duket se ndryshimet tek ky sport kanë nisur menjëherë me zgjedhjet e reja të bërë për postet drejtuese dhe kryesinë e kësaj Federate, zgjedhje këto që u bënë ditën e shtunë në Vau Dejës. Në këtë kurs trajnimi marrin pjesë ekipet e Vllaznisë, Klub Judo “Anton Shkoza”, Vau Dejësi, Don Bosko, Ippon Tirana, Sportklub Dinamo, Sportklub Tirana dhe dy ekipe nga Kosova, ekipi i Policit dhe ai i Prishtinës. në fund të këtij kursi sportistët do të kualifikohen në “kyu” dhe në “dan”, në bazë të nivelit që do paraqesin. Kësisoj duket se sporti i xhudos ka filluar të marrë sërish jetë me zgjedhjet e reja të Federatës që janë bërë ndërkohë që pritet tashmë edhe njohja nga ana e Ministrisë së Sporteve dhe pastaj edhe nga Komiteti Olimpik për të vazhduar me të tjera plane të drejtuesve të saj për të ardhmen.
www.shkodrasport.com