Strategjitë për të triumfuar në një ndeshje janë nga më të ndryshmet. Kundërshtari nuk mposhtet vetëm me metodat në fushë, por edhe me ato taktika që mund të përdoren jashtë fushës së gjelbër. Këtë e ka treguar ish-futbollisti i Arsenalit, Paskal Sigan.
Në sezonin 2003-2004, topçinjtë e drejtuar nga trajneri Arsen Venger udhëtuan drejt Rusisë. Në Moskë i priste përballja për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Lokomotivës.
Ekipi rus duke qen inferior në kualitete ndaj anglezëve, kishte menduar në një kurth për Arsenalin. Ish-mbrojtësi Sigan tregon se në momentin kur mbërritën në hotel, para barit ishin rreshtuar 10 modele ruse.
“ Kur arritëm në hotelin në Moskë, ishin 10 modele ruse të cilat po na prisnin dhe ishin ulur në para barit. Më vonë na i shpjeguan se ato ishin aty për të na lodhur para ndeshjes.
Ne nuk u mposhtëm, ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Por, nëse më kujtohet saktësisht, asnjë prej lojtarëve nuk ishte aq budalla sa të binte në atë kurth”, u shpreh Sigan./VipSport/