Arlind Kurti ishte një ndër lojtarët që bëri më mirë, ndërsa Laçi luajti në transfertën e Bylisit. Takimi u mbyll me barazim 0-0.

Pas ndeshjes, Kurti deklaroi:

“Pozicionimi im natyral është mbrojtës i djathtë, por do të luaj aty ku ka nevojë ekipi. Dhe me këtë formacion, ndihem shumë mirë.

Tani kemi grumbullimin, dy miqësore me Greqinë dhe Luksemburgun. Fokusi do jetë aty tani, të jap maksimumin.

Kur kam ardhur në fillim, kam pasur vështirësi me kapjen e ritmit. Tani jam stabilizuar shumë mirë, po marr veten. Ndihem se kam besim te vetja në fushë. Dua të jap më shumë që të eci sa më lart.

Laçi? Para se të vija këtu kam pasur oferta, por kjo ishte ndër më të mirat, që presidenti më ofroi dhe më foli live. E kam pranuar me gjithë qejf sepse Laçi ka nxjerrë lojtarë të rinj dhe u ka dhënë mundësinë. E falenderoj trajnerin, stafin dhe të gjithë që më kanë dhënë mundësinë.

Ka qenë edhe me Vllazninë që jam ulur në stol për arsye taktike të trajnerit. Jam i hapur për çdo zgjedhje. Ndihem shumë mirë nga krahu i djathtë sepse jam me Mjakin, Tresën dhe Manellarin”, u shpreh Kurti për RTSH.