Real Madrid fitoi pastër 2-0 ndaj Alaveshit duke e çuar sërish në plus 4 pikë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Barcelona. Për madrilenët shënoi Benzema me penallti dhe Asensio, ndërsa porta mbeti sërish e paprekur.
Tibo Kurtua e mbajti portën të paprekur për të 18-ën ndeshje këtë sezon. Portieri belg ka barazuar rekordin e Fransisko Bujo ku edhe ai në sezonin 1987-1988 e mbajti portën të paprekur për 18 ndeshje gjatë një sezoni të vetëm.
Tashmë Kurtua ka mundësinë ta thyejë rekordin e Bujos pasi ka edhe tre ndeshje të mbetura.