ibo Kurtua është kthyer të përfaqësuesja e Belgjikës pas disa muajve mungesë. Portieri i Realit ka folur për tema të nxehta.

Kurtua ka sulmuar ish-trajnerin, Tedesko, duke e konsideruar gënjeshtar. Në anën tjetër ka një mendim eshte për portierin tjetër të Belgjikës, Kastels, që vendosi të tërhiqet nga përfaqësuesja pas rikthimit të tij.

“Në vitin 2023 kisha disa probleme fizike, por sërish doja të luaja me Belgjikën. Trajneri nuk erdhi të më fliste as për një moment. Kurrë nuk kisha përjetuar diçka të tillë më parë.

U ndjeva sikur nuk më respektonte dhe humba besimin tek ai. E dija që nuk kishte kthim pas. E di që nuk kam karakterin më të thjeshtë, jam fitues, nuk mund ta ndryshoj cili jam.

Mendoj se situata me atë trajner shkoi shumë larg. Janë treguar gënjeshtra. Kur u tha nga trajneri se ka bërë gjithçka të mundur për zgjidhjen e situatë, nuk ishte e vërtetë. Ndjeva nevojën t’i përgjigjem këtyre gënjeshtrave.

Për portierin Kastels, që është tërhequr nga kombëtarja, Kurtua tha. “E kuptoj se nuk është i lumtur që humbi vendin e titullarit. Ka të drejtën për të marrë vendimet e tij. Ka shprehur disa kritika, por nuk mendoj se të tjerët ndajnë të njëjtin mendim. Nëse dikush ka diçka për të më thënë mua, preferoj ta thotë drejtpërdrejt. Kështu dua të bashkëpunoj”, u shpreh Kurtua.