Ardit Krymi do te mungoje kete jave per shkak te plotesimit te numrit kater te kartonave te verdhe dhe per kete arsye, eshte i skualifikuar per sfiden ndaj Skenderbeut. Nje mungese kjo shume e rendesishme per kuqeblute duke ditur vlerat e ketij lojtari.
Po kush do ta zevendesoje numrin 6 ne sfiden ndaj korçareve? Alternativat mund te jene dy, ndonese me shume gjasa ka te ndodhe e para: Te luaje Heriç. E ka bere edhe ne ndonje ndeshje tjeter kur ka munguar Krymi dhe mund ta beje serish.
Boshnjaku nuk ka bere nje sezon aspak te mire, por gjithsesi ka qene prezent ne shume ndeshje ne fushe, qofte si titullar dhe qofte si zevendesues dhe prandaj pritet te luaje serish edhe te shtunen ne ate pozicion.
Por nuk perjashtohet mundesia qe trajneri Plori t’i besoje nje vend perkrah Jonuzit, te riut Klejdi Paloka, per t’i dhene ndoshta me shume freski ketij reparti. Deri te shtunen, stafi do ta kete ndare mendjen, kuptohet duke menduar zgjidhjen me te mire te mundshme./SHKODRA-SPORT.COM/